Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ali Januzi rrëfen takimin me Hashim Thaçin gjatë luftës: “Isha kurreshtar me ditë kush ishte Hashimi sepse na kishte dënuar Serbia dyve”

    09/07/2025 22:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Januzi, ka ndarë një rrëfim personal për herën e parë për emisionin “N”Demos”, kur ishte njohur me Hashim Thaçin, gjatë luftës në Shalë të Bajgorës.

    “Isha kurreshtar me ditë kush ishte Hashimi,” kujton Januzi, i cili tregon se ky takim ndodhi pas ofensivës së shtatorit, në kohën kur situata në zonë ishte tejet e rënduar dhe shtabi i UÇK-së ishte vendosur në shtëpinë e Emin Musës.

    Sipas tij, Hashim Thaçi kishte ardhur në atë zonë së bashku me Jakup Krasniqin dhe Ram Bujën për të ofruar mbështetje morale dhe organizative pas pasojave të ofensivës së shtatorit. Ai thekson se ky takim ishte domethënës për të dhe për të gjithë pjesëtarët e shtabit lokal të UÇK-së.

    Januzi gjithashtu përmend se njohja me Thaçin kishte nisur shumë më herët, në kohën kur Serbia i kishte dënuar me burgim të rëndë një grup të veprimtarëve shqiptarë – përfshirë Hashim Thaçin me 10 vjet, vetë Ali Junuzin dhe Adem Jasharin me nga 15 vjet, si dhe anëtarë të tjerë të grupit.

    Ky rrëfim i Ali Januzit hedh dritë mbi një pjesë të rëndësishme të përvojës së luftës, duke përkujtuar vizitat dhe angazhimin e udhëheqësve të lartë të luftës në terren, në një kohë vendimtare për organizimin dhe motivimin e luftëtarëve në zonën e Shalës së Bajgorës.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.