Kandidati i AAK-së, për kryetar të Komunës së Pejës, Ali Berisha, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të mbajtur me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Agim dhe Milazim Zekaj, si dhe Ruzhdi Haxhijaj.
Berisha tha:
“Çmimi i lirisë ka qenë dhe mbetet i lartë. Sot përulemi me nderim përpara sakrificës së këtyre të rinjve që ia falën jetën kësaj toke. Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit.”
Reagimi i plotë:
Çmimi i lirisë ishte i lartë.
Shumë të rinj ia falën jetën kësaj toke.
Sikurse çdo herë, edhe sot, në përvjetorin e rënies së vëllezërve dëshmorë Agim dhe Milazim Zekaj, si dhe Ruzhdi Haxhijaj.
Lavdi dhe nderim dëshmorëve që i kujtojmë sot!
Lavdi dëshmorëve të kombit!