Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, njëkohësisht lider i BDI-së, i ftuar në episodin e tretë të emisionit n’Demos, ka folur lidhur me rrethanat në të cilat është themeluar kjo ushtri, shkruan GazetaDemos.
Mes tjerash ai ka treguar edhe për aksionin e parë ushtarak të UÇK-së.
“Aksioni i parë ka ndodhur në stacionin e Drenasit, te hekurudha”, tha lideri i BDI-së.
Tutje Ahmeti foli edhe për debatet që kanë pasur lidhur me mënyrën se si do ta bëjnë rezistencën.
“Ne u përcaktuam që rezistenca duhet të ndryshohet, ka qenë një debat, një analizë e jashtëzakonshme a do të bëjmë praktika të irës apo të etës dhe i kemi bërë studime nga më të ndryshmet. Gjithmonë ishim në kërkim të një strategjie dhe përgatitje më efikase, por t’ju kundërvënë Serbisë, pushtuesit”, potencoi ai në emisionin n’Demos.
Ahmeti gjithashtu tha se bashkë me bashkëpunëtorët e ti kanë kryer shkollim nga gjeneralët më të mirë të Shqipërisë, ku kanë mësuar se si të stërvisin të tjerët./GazetaDemos/