Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, si dhe me ish-ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet më të fundit në rajon, proceset euroatlantike, sfidat e përbashkëta dhe rëndësia e bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen afatgjatë.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta takoj përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen dhe ish Ministrin e Mbrojtjes së Repuplikës së Kosovës z. Armend Mehaj, me të cilët shkëmbyem mendime dhe qëndrime për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike dhe sfidat e përbashkëta përpara nesh.
Theksova rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ruajtjen e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë në institucione, si themel i paqes dhe stabilitetit afatgjatë.
Vlerësoj mbështetjen e Norvegjisë për rajonin dhe rolin e saj konstruktiv në nxitjen e dialogut, bashkëpunimit dhe reformave demokratike.
Mirënjohës për interesimin dhe angazhimin e Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor, në kohë kur miqtë e vërtetë janë më të rëndësishëm se kurrë.