Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu pas publikimit sot të deklaratës së plotë ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se kjo marrëveshje në fushën e mbrojtjes është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.
Vengu në një postim në platformën X shkruan se të tri shtetet nënshkruese kanë vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.
Ai ka thënë tutje se Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe dhe se ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.