Tre orë e gjysmë u desh për t’u mësuar fituesi i turneut të Pekinit midis Carlos Alcarazit dhe Jannik Sinnerit.
Spanjolli arriti të përmbysë gjithçka, ndonëse e kishte humbur setin e parë, 7:6.
Numri dy në botë e ktheu rezultatin ndaj numrit një, duke marrë dy setet tjera 6:4. 7:6.