Noizy para disa ditësh ka publikuar albumin “Alpha” në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ku ki i fundit ka arritur të ndëgjohet në nivel global shkruan GazetaDemos.
Vetëm pak ditë pas publikimit të albumit në “Spotify”, Noizy ka arritur suksesin e madh në platformën muzikore. Konkretisht, albumi i tij është i 5 më i dëgjuar nga albumet debutuese në nivel global. Para Noizyt renditen NF, Daniel Caesar, Rae Scremmurd dhe Ellie Goulding.
Kjo vjen në vetëm 4 ditë nga lançimi i “Alpha”, që ende nuk është publikuar në YouTube.
Në një eveniment si asnjëherë më parë, Noizy prezantoi më 6 prill para mijërave fansave të tij që u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” albumin e ri. Albumi u publikua më pas në mesnatë në disa platofrma online.
“Alpha” përmban 22 këngë që janë shkruar të gjitha nga Noizy, ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë.
Albumi përmban bashkëpunime me disa nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, si: Ylli Limanin, Mc Kreshën, Varrosin, Stinen, Camorrën etj. E vetmja vajzë mes tyre është vetëm Elvana Gjata. Pjesë e rëndësishme e albumit janë edhe bashkëpunimet ne artistë ndërkombëtarë si: Ghali, Lacrim, Rayvanny, RAF Camora, Sfera Ebbasta, etj.
Por ALPHA-n s’është më thjesht një album, por një brand që u lançua me koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza”, traditë kjo që do të vijojë edhe këtë verë, në 4 gusht, në stadiumin “Air Albania”.