Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Albion Kurtaj e konfirmon largimin nga Llapi: Kam kohë për të vendosur të ardhmen

    02/06/2023 16:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Futbollisti, Albion Kurtaj edhe zyrtarisht e ka konfirmuar largimin nga skuadra e Llapit.

    Kurtaj i cili u transferua te skuadra e Tahir Batatinës gjatë vitit të kaluar (2022) nga Ferizaj, i jep fund aventurës në Podujevë.

    Përmes një interviste për Lajmi.net, Kurtaj u shpreh tejet i lumtur që ishte pjesë e Llapit, pavarësisht që klubi nuk i arriti objektivat për sezonin 2022/23.

    “Te Llapi kam kaluar një sezon të mirë, pavarësisht se nuk i arritëm objektivat. Mua më dha rasti të punojë me një staf profesional, bashkëlojtarë dhe organizimi në skuadër ishte fantastik”, u shpreh futbollisti

    24-vjeçari pas transferimit te Llapi iu dha mundësia të luante edhe në garat e UEFA-s, ku kishte shënuar një gol kundër Buducnostit.

    “Natyrisht që ndeshjet në Europë janë ato që kujtohen gjithmonë, sidomos kur shënon gol. Kur luan ndeshje të tilla, e sheh se sa shumë dëshiron me arrit sukses, që t’i shijosh ato ndjehsi gjithmonë”, vazhdoi tutje Kurtaj

    Lojtari anësor tashmë ka kohë të vendos për të ardhmen dhe të pres oferta nga skuadra të ndryshme. E ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

    “Të ardhmes ende nuk i dihet, kam kohë për të menduar të vendos më të mirën për vetën time. E shohim se çfarë do të ndodh”, përfundoi lojtari për Lajmi.net

    Albion Kurtaj gjatë këtij sezoni me Llapin në Superligën e Kosovës zhvilloi 32 paraqitje (jo të gjitha si startues), shënoi një gol dhe bëri dy asiste. Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 50 mijë euro.

    Artikuj të ngjashëm

    Batatina pas humbjes nga Drita: Fituan nga gabimet tona

    Drita mposht Llapin dhe merr 3 pikë është në krye të tabelës

    Ballkani – Prishtina dhe Llapi – Drita, publikohen formacionet zyrtare

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.