Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë së enjtes, Kurti ka qëndruar në Dallas, ku ka zhvilluar disa takime.
Një nga to, është edhe me hoxhën shqiptar, Ilir Koka.
Ky është postimi i plotë i hoxhës, Ilir Koka:
Mbrëmë pata nderin të takohem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Edhe pse sinqerisht nuk di shumë për politikat e tij dhe qëndrimet e tij për çështjet islame, e pashë të ishte një njeri shumë i sjellshëm, me këmbë në tokë, i respektueshëm dhe pasionant. Gjëja që më ra më shumë në sy ishte kur u njoha me të si imam (hoxhë) i qytetit, ai buzëqeshi dhe më pas goditi dorën si dy shokë adoleshentë, më mbajti dorën, më tërhoqi brenda dhe më përqafoi kur u largua. E di se ai ishte i lumtur që pa një hoxhë atje. Më pas më bëri disa pyetje dhe patëm një bisedë të shkurtër. Ai padyshim që më bëri të buzëqeshja. E lus Allahun që ta udhëzojë në çdo gjë të mirë dhe t’i udhëzojë vendimet e tij në vendin e tij amin.