Lajme

Albin Kurti: Republika jonë është një rrëfim suksesi i përpjekjeve kombëtare, por edhe i ndihmës ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025, theksoi se Kosova po renditet më mirë se mesatarja e Ballkanit Perëndimor në të gjitha fushat e matjes sipas raportit të fundit të SIGMA/OECD për vitin 2024.

Kurti kujtoi se në vitin 2021 Kosova ishte më poshtë se mesatarja rajonale në pesë nga gjashtë fusha, duke theksuar progresin e qartë të bërë përmes reformave.

Ai përmendi gjithashtu se Banka Botërore dhe FMN e kanë larguar Kosovën nga lista e vendeve me institucione të brishta, duke e cilësuar këtë si dëshmi të suksesit të shtetndërtimit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button