Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, atje ku pas pak pritet të fillojë seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Faton Klinaku e Nuredin Selmani, raporton GazetaDemos.
Kurti në këtë seancë paraqitet në cilësinë e të dëmtuarit.
Ndërsa, dy të akuzuarit, gjithashtu të pranishëm në seancë, ngarkohen me veprën penale “Kanosje”.
“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, ka njoftuar Prokuroria.