Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i tha “jo” sot Fatmir Limajt për kryeparlamentar, transmeton Demos.
“E kemi dhënë propozimin tonë për kryetarin e Kuvendit,” tha ai kur u pyet nëse do ta propozojnë Limajn për kryeparlamentar.
Më tej ai deklaroi se “Politikat e mbrojtjes i kemi zhvilluar si asnjëherë më parë me Amerikën dhe aleatët tanë. Kuvendi duhet të konstituohet, sepse Kosova nuk ka kuvend, por ka qeverinë. Kosova ka stabilitet, por sidomos po e shihni sot se si Kosova ka ushtri.”