Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Albin Kurti e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në cirk!

    29/07/2025 08:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan Faton B.Mehmetaj

    Partia e Vetëvendosjes që i fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e fundit e ka shndërruar Kuvendin e Kosovës në një cirkë të vërtetë. Si duket ky ishte projekti i liderit të kësaj partije. Fillimisht bëri rezistencë për ta penguar dhe për ta ndaluar shpalljën e pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008.

    Edhe pas shpalljës së pavarësisë nuk e pranoi shtetin e Kosovës, organizoi në vazhdimësi protesta për ta shkatrruar dhe për ta pezulluar funksionimin e shtetit të Kosovës. Grupet radikale që i kishte formuar brenda Lëvizjes së Vetëvendosjes dhunonin institucionet e brishta të shtetit të ri të Kosovës që të mos shkonin drejt progresit. Këto grupe nën dirigjimet e krerëve të kësaj partie e gjuajtën me zola Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar më pas me futjen e gazit lotësjellës brenda në Kuvendin e Kosovës me qëllim të sabotimit dhe bojkotimit të funksionimit normal të punës në Kuvend. Sabotimi dhe bojkotimi i Kuvendit po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

    U bënë mbi 50 përpjekje për ta formuar Kuvendin e Kosovës dhe të gjitha dështuan. Në politikbërjen e shtetit dhe diplomacisë dështimet e tilla janë sinjale të këqija që tregojnë qartë për bllokimin e funksionimit të shtetit.

    Albin Kurti dhe partia e tij fituese në zgjedhjet e fundit, organizuan bojkotimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës për më shumë se 50 herë.

    Lidhur me këto veprime sabotuese të mos konstituimit të Kuvendit të Kosvës nuk ka dhënë askush gjërë më tani sçarime të sakta pse ka ndodhë ky proces ku dëmtohet skajshëm Kosova dhe imazhi i shtetësisë së saj. Por një gjë dihet qartë, Serbisë, Rusisë, aleatëve të tyre dhe armiqëve të Kosovës u konvenon një Kosovë e tillë, pa kuvend, pa institucione dhe e shkaperderdhur. Sepse për ta është më lehtë për ta shtrirë ndikimin e tyre në Kosovë.

    Kohëve të fundit kanë filluar të pyesin qytetarët, kush është ky njeri që shkatërron institucionet e vendit, shkatërron imazhin e shtetit të Kosovës të ndërtuar me sakrifica të mëdha, godet krerët e UÇK-së dhe UÇK-në, duke i quajtur kriminel më të mëdhej se sa kriminelët serb. Për ta fyer strukturën e UÇK-së rënd e më rënd, Albini e përdori foltoren e Kuvendit, ku u shpreh, “serbët kanë bërë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët UÇK-ja…..”.

    Ai dhe struktura e tij partiake organizuan një kampanjë ndër më të ashprat gjër më sot kundër UÇK-së, kundër atyre që i sollën lirinë e kërkuar me shekuj Kosovës. Në këtë kohë ku vendin e ka pllakos një anarki, Albin Kurti para syve të botës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, po abuzon me Kushtetutën e Kosovës, me institucionet e Kosovës duke e marrë peng Kosovën.

    Në fakt këto veprime që po i ndodhin Kosovës ngjajnë më një puq ndaj rendit kushtetues. Kjo çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës, loja e Albinit me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është keqpërdorim i votës së qytetarëve dhe poshtërim i demokracisë. Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës mbi 50 herë e më shumë, është një rast unikat në botë për të keq. Të bëhën këto veprime kaq denigruese për Kosovën nga një njëri normal, nuk ka kurrfar logjike.

    Albini përmes këtyre veprimeve mjaft perfide, po i thellon izolimet me botën demokratike, dhe me miqtë ndërkombëtar. Në prezencën e Mickovskit u shpreh publikisht se gjuha shqipe asnjëherë nuk ka qenë zyrtare në Maqedoni. Tehu i goditjeve të kësaj partie kudo që ka shqiptar, po i pret dhe godet progreset e dekadave të ndërtuara me mund e sakrifica. Në të gjitha rastet aparati qeveritar i VV-së, që janë pa mandat qeverisës, kanë dalë mbi ligjin. Albini krahas bojkotimit të moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është duke e zhvilluar një luftë të ashpër për ta vendosur kontrollin tek pjesa e opozitës, për ti hapë rrugën vetës për një sundim më të gjatë.

    Për tu dukur kombëtar u kamuflua me karakteristika dhe veprime patriotike, atribute këto që i përdori vetëm sa për ti arritur qëllimet. Ka shumë vite që i është çjerrë maska e bashkimit kombëtar, tani është bërë përkrahës dhe financues i krijimit të identitetit Kosovar që është një tendencë e hapur për tu përafruar me Serbinë.

    Këto mutacione politike ndodhin në një qeveri që ka rekordet më të mëdha të shkeljeve kushtetuese. Ka ardhur koha që të bashkohemi të gjithë, për ta shpëtuar Kosovën nga përmbytja!

    Artikuj të ngjashëm

    Fushata me arkivole-doktrina serbe e Albin Kurtit

    Tejkalim i rrezikshëm në autostradë: Shoferi gjobitet dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për 3 muaj

    Veprimtari Homez Panxhaj kujton dëshmorin Agim Panxhaj në 34 vjetorin e rënies së tij, u vra nga policia serbe

    Të Fundit

    Fushata me arkivole-doktrina serbe e Albin Kurtit

    Tejkalim i rrezikshëm në autostradë: Shoferi gjobitet dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për 3 muaj

    Veprimtari Homez Panxhaj kujton dëshmorin Agim Panxhaj në 34 vjetorin e rënies së tij, u vra nga policia serbe

    Elshani për vdekjen e mërgimtarit në Ujman: Nuk kemi dyshim që dikush e ka shty, ai ka kërc

    “S’po ja mban b*tha me dalë”- Muhaxheri përdor gjuhë të pistë në Kuvendin Komunal

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.