Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    30/05/2025 22:23
    FILE PHOTO: Kosovo's Prime Minister Albin Kurti poses for a picture during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe vet Albin Kurti i kanë nëntëfishuar shpenzimet e tyre vitin e fundit të qeverisjes krahasuar me 8 muajt e parë kur e morën mandatin në 2021.

    Të dhënat, televizioni Dukagjini i ka siguruar përmes një kërkese për qasje në dokumente publike. Shpenzimet janë rritur në të gjitha kategoritë dhe më së shumti para u harxhuan në dreka e darka dhe ngjarje të kabinetit. E Kurti për dy kategori zgjodhi që të mos marr asnjë cent për katër vjet.

    Shumë simbolike prej vetëm 3 mijë e 425 euro e 84 cent kishte shpenzuar kryeministri Albin Kurti dhe i gjithë stafi i tij në dreka për 9 muaj të vitit të parë kur morën pushtetin.

    Por, gjërat kanë ndryshuar ndër vite, e veçanërisht në të fundit, në 2024 kur kanë harxhuar për dreka e ngjarje të kabinetit 32 herë më shumë se në vitin e parë.

    Kështu, prej rreth 3 mijë e 500 euro, këto shpenzime të kryeministrit dhe kabinetit të tij, vitin e kaluar shkuan në 112 mijë e 332 euro e 87 cent.

    Sipas kësaj llogaritje, mesatarisht në ditë Kurti dhe stafi i tij i harxhuan 307 euro në dreka e darka ose gati sa një rrogë minimale në Kosovë që është 350 euro nga viti i kaluar.

    Këto të dhëna, Dukagjini i ka marr përmes një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare drejtuar Zyrës së Kryeministrit.

    Por, jo vetëm në dreka dhe darka. Në të gjitha kategoritë tjera, shpenzimet e Kurtit dhe stafit të tij u rritën, përfshirë akomodim, bileta udhëtimi, derivate e mëditje.

    Kështu në total, në vitin e parë të qeverisjes Albin Kurti e stafi i tij harxhuan për gjashtë kategori brenda marsit e deri në dhjetor 33 mijë e 962, në 2022 kjo shifër shkoi në 192 mijë e 369 euro, në 2023 u harxhuan 208 mijë e 893 euro kurse në vitin e kaluar gjithsej 315 mijë e 588 euro. Pra, krahasuar me vitin e parë, shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit në 2024 kanë shënuar një rritje prej rreth 829%.

    Në të dhënat që Zyra e Kurtit i ka ofruar, nuk ka specifikuar se sa njerëz përfshihen në Stafin e Kryeministrit por vetëm e kanë dërguar si kategori të veçantë.

    Në vitin e parë për shembull, stafi shpenzoi vetëm 2 mijë e 783 euro për bileta e kjo shifër u rrit çdo vit derisa kulmoi vitin e kaluar në 62 mijë e 995 euro.

    Njëjtë ndodhi edhe me mëditje, ku stafi i Kurtit nga 5 mijë euro në 2021, në vitin e kaluar mori 39 mijë e 485 euro dhe këto u rriten çdo vit.

    E vetmja gjë këtu që nuk ndryshoi është se Albin Kurti zgjodhi që asnjëherë prejse është kryeministër të mos marr mëditje dhe të mos përdorë shpenzimet e telefonit që i takonin.

    Por, këto u përdorën nga stafi i tij që shpenzoi ndërmjet 3 mijë dhe afër 9 mijë euro në vit për telefon.

    Para të majme u harxhuan edhe në bileta aeroplani, veçanërisht në 2024 ku për to u paguan 76 mijë e 736 euro, prej tyre afër 63 mijë nga stafi i Kurtit e afër mbi 13 mijë nga vet kryeministri.

    Sikurse stafit të tij, edhe Kurtit në 2024-n iu rritën shpenzimet për akomodim ku ai shpenzoi rreth 23 mijë e stafi i tij mbi 46 mijë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti flet në një tubim të VV-së sikur në fushatë,  i sulmon deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun

    Kurti: Nisin punimet për 135 banesa të përballueshme e sociale në Pejë

    Në ditën kur u mor në pyetje, Kurti ia vlerëson punën Pecit thotë se ka “qeverisur mirë dhe suksesshëm”

    Të Fundit

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.