Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

    14/03/2025 16:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që drejton kreu i LVV-së, Albin Kurti, e të cilët kanë arritur të fitojnë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Pika e parë e Nenit 26 të këtij Ligji, thotë se në rast se një anëtar i Qeverisë në detyrë, zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

    Përveç Ligjit për Qeverinë, kjo çështje rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku specifikohet në mënyrë të qartë se ushtrimi i dy pozitave në të njëjtën kohë është i pamundur.

    Neni 70 i Kushtetutës së Kosovës për “Mandatin e Deputetit”, sqaron se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimi të rezultateve.

    “Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

    Ndërkohë në të njëjtin Nen, sqarohet se nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe deputet dhe anëtar i kabinetit qeveritar.

    “Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: (1) nuk bën betimin; (2) jep dorëheqjen; (3) emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës;”, thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Se duhet të japin dorëheqje një ditë para certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit e thotë edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës. Cakolli ka sqaruar për Express se shumica e anëtarëve të kabinetit aktual qeveritar, të cilët kanë fituar mandate, duhet që ditën para certifikimit të rezultateve, të japin dorëheqje nga pozita e tyre , duke e kaluar Qeverinë në statusin e “Qeverisë në detyrë”

    Cakolli ka thënë se një përcaktim i tillë ligjor është për të shmangur papajtueshmërinë, meqë edhe Kushtetuta e përcakton që dikush s’mund të jetë anëtar i dy pushteteve, legjislativ dhe ekzekutiv, në të njëjtën kohë.

    “Qëllimi i një përcaktimi të tillë ligjor është që në seancën konstituive, të mos kemi raste të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit, meqë Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, e përcaktojnë që dikush nuk mund të jetë njëkohësisht anëtar i dy institucioneve të pushteteve të ndryshme – në këtë rast legjislativit dhe ekzekutivit”, ka thënë Cakolli për Gazetën Express.

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë për Express se Ligji në fjalë duhet të sqarojë nenin e Kushtetutës dhe ta bëjë të zbatueshëm.

    “Në rastin konkret ligji ka dal jashtë kornizave të Kushtetutës duke krijuar situata dhe vakum institucional nga betimi i deputetit deri të zgjedhja e qeverisë”, ka thënë Miftaraj për Express.

    Nga kabineti aktual qeveritar, votat e mjaftueshme për deputet i kanë fituar, Albin Kurt, Donika Gërvalla-Schëarz, Faton Peci, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Hekuran Murati, Hajrulla Çeku, Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Rozreta Hajdari, tre ministra që janë nga komuniteti pakicë e qe kanë arritur të bëhen deputetë, Elbert Krasniqi, Nenad Rashiq, Fikrim Damka, dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi.

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, s’ka marrë fare pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe gjithashtu edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi s’ka qenë pjesë e procesit zgjedhor.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.