Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit”

    27/12/2023 14:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qytetarët të shumtë janë ankuar pasi rryma në këtë muaj i është faturuar shumë më shtrenjt në krahasim me muajt e kaluar.

    Ndërsa ka pasur edhe akuza të shumta nga opozita drejt Qeverisë, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti.

    Xhemaili ka kujtuar ndarjen e 100 eurove nga Qeveria për disa kategori, me këtë sipas tij ai bëri shpërlarje parash për KEDS.

    “Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit. Vitrat që kinse u ndanë për fundvit, janë drejtpërdrejt shpërlarje parash për KEDS. Duke e ditur mirë që ato do shkojnë direkt në fatura. Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit””, ka thënë Xhemaili.

    Postimi i plotë:

    Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit.

    E sot, Kosova e varfër është edhe e vjedhur nga po të njëjtët njerëz, nga ata që ndikuan në anulimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, e që sot e furnizojnë Kosovën me rrymë duke e shitur me një çmim shumëfish më të lartë se sa çmimi real.

    Vitrat që kinse u ndanë për fundvit, janë drejtpërdrejt shpërlarje parash për KEDS. Duke e ditur mirë që ato do shkojnë direkt në fatura. Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit”

    I bëj thirrje Prokurorisë të fillojë hetim të gjerë rreth këtyre çështjeve. Rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit.

    Artikuj të ngjashëm

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Olluri: Gjykata Speciale do ta përdorë fjalinë e Kurtit për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit e Veselit

    Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

    Të Fundit

    Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

    Përfshihet nga flakët një lokal në Fushë Kosovë

    Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

    Zgjedhjet lokale, me 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

    Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.