Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, zbuloi të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo ka treguar së fundmi se po bën tifo për artistin nga Skodra, Luiz Ejlli, teksa ia uroi atij fitoren në një koncert.
Teksa shfaqet duke mbajtur një mbrëmje muzikore, artistja thotë se lutet për të duke shtuar se e meriton fitoren në BBVA.
“Hajde Luiz. Lutemi për ty. Ishalla e fiton se e meriton vërtetë”, tha ajo.
Veç Albëries, përkrahje të madhe Luizit deri tash i kanë dhënë edhe shumë artistë të tjerë të estradës.
Këngëtari disa ditë më parë u përmend në një koncert të Gold AG, mbështetje të madhe këto kohë ka marrë edhe nga Vesa Luma.