Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    07/07/2025 09:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sistemi arsimor në Kosovë po përballet me sfida serioze dhe pakënaqësi në rritje, që po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe motivimin e mësimdhënësve.

    Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës, mungesa e trajnimeve profesionale dhe moszbatimi i ligjeve të rëndësishme janë vetëm disa nga problemet kryesore që po rëndojnë sektorin e arsimit.

    Në këtë kontekst, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka deklaruar se situata kërkon vëmendje të menjëhershme dhe veprime konkrete nga institucionet për të siguruar përmirësimin e gjendjes dhe avancimin e arsimit në vend.

    Ajo ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të numrit të nxënësve që po ndërpresin shkollimin për t’u larguar jashtë vendit, së bashku me familjet e tyre.

    Shala tha se ky fenomen është përshpejtuar sidomos pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

    Më tutje ajo paralajmëroi se nëse nuk merren masa urgjente, ky zhvillim do të cenojë jo vetëm arsimin, por edhe të ardhmen e shoqërisë kosovare.

    “Fenomeni i largimit të nxënësve nga Kosova është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave nga drejtoritë komunale të arsimit dhe vëzhgimeve në terren nga strukturat e SBASHK-ut, mijëra nxënës kanë ndërprerë shkollimin në Kosovë për t’u larguar jashtë vendit së bashku me familjet e tyre. Sidomos gjatë këtij viti, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, është vërejtur një shtim i dukshëm i largimeve”, u shpreh Shala për FrontOnline.

    Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit është rritur numri i shkollave që janë mbyllur në zonat rurale dhe të thella, për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

    Komuna si Dragashi, Deçani, Malisheva, Kamenica dhe Istogu janë ndër më të prekurat, thotë ajo.

    “Në dy vitet e fundit, disa shkolla janë mbyllur në zonat rurale dhe më të thella, ku numri i nxënësve ka rënë nën minimumin e nevojshëm për funksionim. Shembuj konkretë i kemi në komuna si: Dragash, Deçan, Malishevë, Kamenicë, Istog”, deklaroi ajo.

    Shala thotë se përveç mbylljes së shkollave të tëra, janë shuar edhe paralele brenda institucioneve arsimore.

    “Në shumicën e rasteve nuk janë mbyllur vetëm shkolla të tëra, por edhe paralele brenda shkollave, duke detyruar bashkimin e klasave dhe riorganizimin e mësimit në mënyrë jo efikase. Kjo situatë ndikon negativisht edhe te mësimdhënësit, nga të cilët shumë po mbeten pa normë pune ose me angazhim minimal”, theksoi ajo.

    Ajo ka theksuar se zvarritja e zbatimit të Ligjit për Paga dhe mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese kanë dëmtuar motivimin e stafit arsimor.

    Shala ka përmendur pakënaqësitë e mësimdhënësve.

    “Mungesën e dialogut të mirëfilltë social ndërmjet Qeverisë dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit. Zbatimin selektiv dhe të padrejtë të Ligjit për Paga dhe Ligjit të Punës, që ka lënë jashtë shumë kategori të punëtorëve të arsimit, moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mosrritja e koeficientit të pagave, mosmiratimi i ligjeve të reja për arsim, mosmiratimi i buxhetit dhe mungesa e investimeve, stagnimi i reformave dhe projekteve ndërkombëtare, mungesa e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, ka thënë ajo

    Artikuj të ngjashëm

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Bëhet virale në rrjet një video e Era Istrefit duke kënduar kur ishte e vogël te “Gjeniu i Vogël” – e shikonte edhe babai i saj

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    Të Fundit

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Bëhet virale në rrjet një video e Era Istrefit duke kënduar kur ishte e vogël te “Gjeniu i Vogël” – e shikonte edhe babai i saj

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    IHMK del me njoftim: Nga kjo ditë priten reshje shiu e breshëri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.