Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Alarmi për bombë, Çollaku: Çdo gjë që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës vjen nga Serbia

    06/07/2025 17:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Profesori i lëndëve të sigurisë, Fatmir Çollaku sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli në lidhje me alarmin për bombë dje në Kuvendin e Kosovës, i cili rezultoi të jetë i rrejshëm.

    Ai tha se këto kërcënime duhet pranuar me seriozet nga organet relevante të Kosovës.

    “Këto kërcënimet përmes telefonatave për mjete shpërthyese dhe ngjashëm natyrisht se duhet pranuar me seriozitet, pra institucionet relevante dhe në Republikën e Kosovës është vepruar ashtu”.

    “Është bërë një punë e mirë dje dhe në fund rezultoi që është një lajm i rrejshëm. Unë e kam thënë dje që prejardhje e kësaj informate, gjegjësisht tabori është nga Serbia dhe ashtu doli”, u shpreh ai.

    Çollaku tha se gjithçka që mund ta vë në dyshim stabilitetin e Kosovës, siç u shpreh ai, vjen nga Serbia, përcjell Klankosova.tv.

    “Do të thotë se ne nuk kemi armiq të tjerë përveç fqinjit tonë verior dhe çdo gjë që mund të vëjë në dyshim stabilitetin e Kosovës është e orientuar kundër rendit juridik kushtetues në Republikën e Kosovës vjen nga Serbia fatkeqësisht, prandaj edhe organet tona duhet të jenë në nivel të detyrës, ashtu edhe siç janë”

    “Normal që duhet të merret seriozisht dhe duhet të vazhdojnë hetimet deri tek zbulimi i plotë se kush qëndron prapa kësaj informate, gjegjësisht këtij kërcënimi dhe të parandalohen kërcënimet reale të cilat në të ardhmen mund të jetë të tilla”, tha profesori.

    Ai gjithashtu shtoi se këto kërcënime bëhen më qëllim që të krijohet pasiguri tek qytetarët e Kosovës.

    “Krejt këto kërcënime të cilat nuk janë të reja tani, janë disa me numër, të cilat reflektojnë dhe paraqesin për mua, disa skenare për një përpjekje të vazhdueshme të Serbisë, përmes mekanizmave të ndryshme për të vepruar në mënyrë që të mbjellet pasiguria, të krijohet pasiguria tek qytetarët dhe të humbet apo luhatet besimi i qytetarëve të Kosovës për institucionet e vendit dhe në përgjithësi për shtetin e Kosovës”, u shpreh tutje Çollaku

    Artikuj të ngjashëm

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Dehari thotë se do të bënte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo

    Mbi 230 mijë euro paga për deputetët për dy orë seanca

    Të Fundit

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.