Mozzik mbrëmë do të performonte në një nga klubet e Gjermanisë, por jo gjithçka shkoi siç duhet.
Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur se ka pasur alarme për bombë, dhe për shkaqe sigurie nuk ka mund të performoj.
Ai tha se gjithashtu aty do të priste dhe ditëlindjen e tij, por që kësaj radhe s’ishte e mundur.
Reperi shpjegoi se alarmet kanë qenë të rrejshme dhe se asgjë s’ka pasur brenda klubit.