Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Alarm nga nëna kosovare: Mos u blini fëmijëve këtë lodër (FOTO)

    15/09/2022 08:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Huggy Wuggy, është ndër lodrat më të shitura në të gjithë botën për këtë vit. Por, shumica e prindërve duket se nuk e dinë domethënien që fshihet pas pamjes së kësaj lodre kukull. Një nënë nga Kosova, është shqetësuar kur ka lexuar më shumë rreth lodrës së shumëkërkuar.

    Përmes një postimi në grupin “Shtatzënia dhe bebat”, Lira Krasniqi ka shprehur shqetësimin e saj rreth trendit të blerjes së “Huggy Wubby-t”.

    Ajo shkroi se djali i saj e kishte kërkuar këtë lodër, dhe e njëjta ishte trembur pas shfletimit të artikujve për lodrën.

    “Sa herë që djali im më kërkon diçka që nuk e di, unë e hulumtoj dhe nëse diçka nuk lejohet për moshën e tij dhe brenda asaj që ne besojmë se është e saktë, unë shpjegoj, ai kupton dhe ne e ndjekim. Kështu që e bëra, e hulumtova dhe më besoni se u TREMBA!!”, ka shkruar ajo.

    Krasniqi shkroi se në thelb personazhi vjen nga një lojë “horrori”, nga ku arushi “Huggy Wuggy” përqafon lojtarët deri në vdekje.

    Kjo lodër, këndon edhe këngën me fjalët ku përmenden kafshimet dhe gjaku, gjë që e ka shqetësuar atë.

    “Në thelb është një personazh nga një lojë horrori ku gjithçka zhvillohet brenda një fabrike lodrash të braktisur dhe ky “pellushi” me emrin Huggy Wuggy e shtang lojtarin dhe përpiqet ta përqafojë deri në vdekje. Dhe në rrjedhën e kësaj loje kuptohet që kukullat vranë të gjithë punonjësit e fabrikës. Ai këndon një këngë në anglisht dhe ajo thotë gjëra të tilla si: “I kam dhëmbë të mprehtë që mundem të të kafshoj deri sa të del gjaku” “kurrë mos më quaj të shëmtuar, më mbaj këtu për të më parë kështu si dukem” “pa marrë parasysh se ku të shkosh unë do të të gjej” dhe ai i fton fëmijët”, thuhet në postimin e saj në facebook.

    Ajo thotë gjithashtu se ka biseduar edhe me psikolog dhe psikiatër që kanë treguar për ndikimin negativ që kjo lodër sjell tek fëmijët.

    Kjo pasi tanimë ka vizatime të shumta me imazhin që tremb fëmijët.

    ”Fatkeqësisht, tashmë ka vizatime me imazhin e tij që tremb fëmijët dhe normalizon dhunën. Për ata që nuk e dinin si unë, ja paralajmërimi dhe nëse doni të kërkoni më shumë rreth emrit, është aty: Huggy Wuggy”, ka përfunduar ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.