Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Alarm në vendet e punës në Kosovë, 8 viktima në tre muaj

    12/04/2025 10:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vdekjet në vendin e punës në Kosovë vetëm po shtohen. Për tre muaj të këtij viti 8 punëtorë vdiqën duke punuar. Llogaritet se brenda 10 viteve të fundit afro 240 punëtorë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës.

    Rastet e humbjeve të jetës në vendin e punës në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta.

    Vetëm brenda pak ditëve dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës në ndërtimtari në kuadër të kompanive të ndryshme ndërtuese.


    Gjatë javëve që lamë pas dy raste të rënda u raportua se dy persona rreth të 40-ave vdiqën në vendin e punës.

    Përveç se nuk kanë sigurime shëndetësore dhe sigurime jetësore, punëtorët e ndërtimit zakonisht punojnë në këto kompani pa kontrata të punës, pa kushte minimale e duke i lënë ata nën mëshirën e fatit.

    Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se këto raste janë alarmuese pasi me rastin e humbjes së jetës, nuk merr përgjegjësi askush për punëtorët, duke i lënë familjarët e tyre në gjendje të rënduar emocionale e ekonomike.

    “Sa i përket masave të sigurisë, masa po themi shprehimisht merr vetëm Zoti, përndryshe në momentin kur punëtori humb jetën gjithçka përfundon aty. Nuk merr masa as kompania as shteti. Kemi kërkuar prej kohësh që të kemi një fond për raste të tilla, realisht kur humb jetën punëtori gjithçka përfundon. Ne në shumicën e rasteve bashkë me familjarët përgatisim lëndën me raportin e inspektorëve dhe e dorëzojmë në gjykatë, por në gjykatë një vendim nuk merret para 5-6 vitesh”.

    Azemi potencon se kushtet e rënduara ekonomike bëjnë që këta punëtorë të pranojnë kushtet e punës, pasi sipas tij mbi 90% e punëtorëve janë në prag të ulët ekonomik pothuajse në raste sociale.

    “90% e rasteve të punëtorëve janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike, duke nisur me rastin që ndodhi pardje. Këta punëtorë rrezikojnë jetën e tyre për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Po e them me përgjegjësi mbi 90% e rasteve janë pothuajse raste sociale”.

    Azemi tregon se mesatarisht rreth 17 persona humbin jetën në vendin e tyre të punës duke u bazuar në statistikat nga vitet 2000 deri në vitin 2024, kurse shton se viti 2025 po del të jetë më fatkeq për punëtorët pasi në tremujorin e parë ky vit ka qenë fatal për tetë punëtorë të ndërtimit.

    “Asnjëherë që nga viti 2000 nuk kemi pasur një rritje të madhe të rasteve të vdekjes në punë. Mesatarisht që nga viti 2000 deri në vitin 2025, mund të del që mesatarisht 16-17 punëtorë humbin jetën në vendin e punës për një vit. Ky vit ishte viti më fatkeq pasi për tre muaj pa filluar mirë sezoni i ndërtimeve kanë humbur jetën tetë persona dhe këtu kryesisht është faji te pakujdesia e kompanive, normalisht edhe institucioneve që ne i paguajmë”.

    Gjatë dhjetë vjetëve në Kosovë kanë humbur jetën 237 punëtorë në vendet e tyre të punës, kurse janë lënduar 1.780 punëtorë. Shumica e këtyre rasteve kanë ndodhur në sektorin privat. Përfaqësues të Sindikatës së sektorit privat konsiderojnë se këto shifra duhet të jenë alarm për institucionet dhe kompanitë që të veprojnë për t’i rritur masat e sigurisë në vendin e punës.

    Siguria në punë në aspektin legjislativ në Kosovë rregullohet me dy ligje në fuqi: me Ligjin e punës dhe me Ligjin për siguri në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe ambientin e punës.

    Dënimet për punëdhënësit për shkak të mungesës së sigurisë në ambientet e punës dhe vdekjeve në punë, sipas këtyre ligjeve, janë nga 100 deri në 35.000 euro.

    Sektori privat në Kosovë llogaritet punëdhënësi më i madh. Numri i të punësuarve vlerësohet të jetë mbi 220.000.

    Punonjësit në sektorin privat vazhdimisht janë ankuar për mosrespektim të të drejtave të tyre.

    Edhe në raportin vjetor të Avokatit të Popullit konstatohet se në sektorin publik, e sidomos në atë privat, ka shkelje të ndryshme të së drejtës nga marrëdhënia e punës, përfshirë edhe diskriminimin, si: shkelje të procedurave të punësimit, të ndërprerjes së marrëdhënies së punës në mënyrë joligjore, si dhe shkelje lidhur me kohëzgjatjen e orarit të punës, kompensimin për punë jashtë orarit, mohimin e së drejtës për pushim vjetor dhe për pushim të lehonisë dhe mosrealizimin e së drejtës në pagë./Monitor/

    Artikuj të ngjashëm

    Pedro Neto ndërpren pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, në zi për Diogo Jotën

    Nga shokë klase në prindër të tre fëmijëve! Historia prekëse e Diogo Jotas dhe partneres së tij Rute

    Diogo Jota do të varroset nesër në vendlindjen e tij, aty ku para dy javëve u martua

    Të Fundit

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.