Sot gjatë ditës u raportua për një mjet të dyshimtë (çantë) të lënë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për GazetaDemos se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet operative të nevojshme për menaxhimin e situatës.
Sipas Ahmetit nuk bëhej fjalë për një mjet shpërthyes.
”Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.
Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, tha Ahmeti për Demos.