Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Al Nassr reagon ndaj kërkesave për dëbimin e Ronaldos

    20/04/2023 14:44
    RIYADH, SAUDI ARABIA - JANUARY 26: Cristiano Ronaldo of Al Nassr reacts during the Saudi Super Cup Semi-Final match between Al Ittihad and Al Nassr at King Fahd International Stadium on January 26, 2023 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Yasser Bakhsh/Getty Images)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjesti i Cristiano Ronaldos pas humbjes së Al Nassr nga Al Hilal po vazhdon të përflitet shumë. Kjo pasi avokati saudit, Nouf bin Ahmed, doli para drejtësisë me një peticion që kërkonte depërtimin e portugezit nga ky vend.

    “Unë nuk e ndjek sportin. Nëse tifozët e Al Hilal provokuan Cristiano Ronaldon, ai nuk dinte si të përgjigjej. Sjellja e Cristianos përbën një krim. Një akt publikisht i pahijshëm që kërkon arrestimin dhe dëbimin kur kryhet nga një shtetas i huaj. Ne do t’i paraqesim një peticion Prokurorisë Publike në lidhje me këtë”, shkruan në rrjetin social Twitter avokati, i cili është edhe profesor në Universitetin e Xhenovas dhe këshilltar në qendrat e arbitrazhit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare.

    Më vonë, Nouf bin Ahmed konfirmoi se rasti tashmë i është referuar drejtësisë, përcjellë KosovaPress.

    Avokati vuri në dyshim edhe gabimin e Ronaldos ndaj Gustavo Cuéllar gjatë të njëjtës ndeshje:

    “Është një shkelje e vogël. Agresioni i Cristianos ndaj një lojtari të Al Hilal nuk përfshihet në duelet e zakonshme sportive. Duhet theksuar se Cristiano njihet për bilancin e tij. Cila është arsyeja e ndryshimit të sjelljes dhe prirjes ndaj agresionit pas nënshkrimit për Al Nassr?, ka thënë ai.

    Në lidhje me këtë zhvillim, klubi i Ronaldos ka dërguar një reagim pranë agjencisë EFE, ku thuhet:

    “Ronaldo pësoi një dëmtim. Në ndeshjen me Gustavo Cuéllar, ai mori një dëmtim në një zonë të ndjeshme. Sa i përket kërkesave të tifozëve, ata janë të lirë të mendojnë çfarë të duan”.

    Artikuj të ngjashëm

    Paralajmëron ish-këshilltari i Thaçit: Besoj që krerët e UÇK-së kanë me u liru këtë vit

    Ky është 25 vjeçari që luan CSgo me një dorë: Nuk i kam dy duart, por nuk nalna

    Komandant Shkupi përlotet në studio: Dëshmorin e parë e lëshoi shpirtin nga gëzimi që veshi uniformën e UÇK-së

    Të Fundit

    Shkon në dy numri i të arrestuarve për fotografim të votës në Librazhd

    Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

    Vlorë: Votimi mund të shtyhet deri në ora 22:00

    Këta raportohet se janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë

    KQZ publikon shifrat, 38.40% pjesëmarrja deri në 17:00

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.