Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Akuzat kundër Lajçakut e BE-së, Brukseli i reagon kryediplomates Gërvalla

    19/01/2024 21:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka porositur se nëse orientimi strategjik i Kosovës është vërtet BE-ja dhe nëse Kosova dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë, deklaratat e përhershme kritike të paargumentuara kundër BE-së dhe përfaqësuesve të saj, janë sipas tij, të papranueshme.

    Zëdhënësi i Brukselit nxori këto cilësime duke reaguar ndaj intervistës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhënë Radio Televizionit të Kosovës.

    “Është absurde të flitet për mungesë vizioni, strategjie dhe rezultatesh të procesit të lehtësuar nga BE-ja në një situatë kur BE-ja – e mbështetur nga shtetet anëtare dhe SHBA-të propozoi Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimi, për të cilin ranë dakord edhe kryeministri Kurti, edhe presidenti Vuçiq dhe që ofron një platformë të qartë për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Stano, shkruan RTK.

    Ai renditi t arriturat e ndërmjetësve evropian në procesin e dialogut duke përmendur Udhërrëfyesin e Energjisë, njohjen e targave si dhe letërnjoftimeve.

    E gjithë kjo,sipas Stanos, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për të zbutur krizat e shkaktuara nga vendime apo veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

    Duke iu referuar çështjes se Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i Be-së rikujton se është detyrim i kahershëm i Kosovës. Rikujton gjithashtu se drafti e ekspertëve evropian, vet kryeministri Kurti ishte i gatshëm ta anëshkruajë.

    Peter Stano mohon se EULEX-I i ka të gjitha faktet lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskës, ashtu siç ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika gërvalla. Ai shton e Brukseli është Akoma në pritje të finalizimit të hetimeve zyrtare nga autoritetet e Kosovës.

    “BE-ja ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të fortë të mundshëm, ka ofruar mbështetje në proces dhe ka shprehur në nivelin më të lartë politik nevojën që hetimi të përfundojë shpejt dhe të gjithë përgjegjës të mbahen përgjegjës”, ka nënvizuar Stano.

    Zëdhënësi evropian pranon se nuk është praktikë që të komentohet deklaratat e politikanëve por se në rastin e intervistës së ministres Gërvalla, janë detyruar ta bëjnë këtë për t’i mohuar, siç u shpreh ai, një numër pretendimesh të pasakta.

    Shefja e diplomacise kosovare, Donika Gërvalla, në intervistën e saj për RTK ka deklaruar se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar.

    “Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, ka deklaruar Gërvalla.

    Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

    “Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.

    Ajo gjithashtu ka deklaruar se nuk e fsheh se drafti i Asociacionit nuk është i mirë.

    Artikuj të ngjashëm

    Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë

    Gërvalla thotë se takimet e Kurtit në diasporë nuk janë fushatë: Ajo nis në janar, atëherë do të kemi fjalë tjera

    Kryenegociatorët në takime dypalëshe në Bruksel, a do të zhvillohet ai trepalësh?

    Të Fundit

    Nga vapa përvëluese në rrebeshe, stuhi dhe ulje temperaturash deri në 16°C brenda 48 orëve

    Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    “Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës

    Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.