Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesë nga Vetëvendosje, është shtyer seanca për vendosje në lidhje me propozimin e Sami Lushtakut për nxjerrjen e masës së përkohshme të sigurisë, në lidhje me akuzat e bëra nga Vetëvendosja se ai ka terminal në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokatja e Sami Lushtakut, Besjana Ismajli.
“Sot me date 16.01.2025 ne ora 11:00 Gjykata Themelore ne Prishtine ka caktuar seance per vendosje ne lidhje me propozimin e Sami Lushtakut per nxjerrjen e mases se perkohshme te sigurise, ne lidhje me shpifjet e bera nga Vetevendosja se Sami Lushtaku ka terminal ne Kosove”.
“E paditura ne pergjigjjen ndaj propozimit te bere nuk ka paraqitur asnje prove te vetme se Sami Lushtaku ka ndonje terminal ne Kosove, por ne vend te kesaj ka kerkuar shtyerjen e seances, me arsyeje krejte tjera, vetem sa per te shtyere seancen dhe Gjykata te mos vendos gjate fushates zgjedhore”.