Në emisionin “Shija e Anës” e ftuara ishte aktorja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Kaltrina Zeneli.
Muaj më parë ajo vendosi që të mbulohej e ky gjest i saj nuk la pa u komentuar edhe në publik.
Ajo gjatë emisionit i përgjigjet pyetjes se a i janë zvogëluar ftesat për role në projekte të ndryshme pasi ajo vendosi të mbulohej.