Aktori kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Kreshnik Ibrahimi ka thënë se diaspora në Kosovë kërkon vetëm respekt e asgjë tjetër.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se diaspora ka dhënë kontribut të madh në çdo fazë të Kosovës.
Tutje ai ka shkruar Kosova të pres bijtë e saj që po kthehen në atdhe.
“Ne diaspora nuk duam asgje tjeter, vetem respekt! Kosova eshte shtepia jone e perbashket, per te cilen diaspora ka dhene kontribut te madh ne çdo faze!
Kosove, pritna bijte e bijat tua ma t’mire po kthehen ne atdhe ”, ka shkruar ai në Facebook.