Burak Yoruk është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.
Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Kosovë e Shqipëri.
Por janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare.
Ai u tregoi ndjekësve të tij se është shqiptar, teksa postoi një foto të tijën, të cilën e shoqëroi me disa fjalë shqip.
“Djali i nënës”, shkroi ai. Së fundmi, ai ka marrë pjesë në një dasmë ku nuk ka nguruar të tregojë sërish se ndihet krenar për origjinën e tij.
Kujtojmë që projekti më i fundit i tij është seriali “Ask Mantik Intikam”, që ka nisur transmetimin prej disa javësh në Turqi. Ai luan krah aktorëve të njohur turq si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.