Aktivisti i VV-së i drejtohet Kurtit për Agim Bahtirin: Ke qenë i informuar për keqqeverisjen, deri në amoralitet

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Ramadan Beshiri është shprehur i revoltuar me procesin e kandidaturës për kryetar të Mitrovicës dhe në theks të veçant “neglizhencën e Kurtit për të reformuar degën e Vetëvendosjes në Mitrovicë”.

Beshiri përmes një letre publike ka thënë se Kurti ka qenë i informuar në detaje për çdo parregullësi, për keq-qeverisjen lokale e cila sipas tij, ka dalur nga binarët e konceptit Vetëvendosje deri tek informata tejet konfidenciale për amoralitet.

“Kur them ka gabuar Kryetari ynë z.Kurti, e konfirmoj nga burime të sigurta se ka qenë i informuar në detaje për çdo parregullësi, për keq-qeverisjen lokale e cila ka dalur nga binarët e konceptit Vetëvendosje deri tek informata tejet konfidenciale për amoralitet”, ka shkruar Beshiri.

Tutje ai tha se Mitrovica si qytet nuk e ka merituar një tretman të tillë, pasi thekson se Kurti i ka pasur borxh qytetit, sepse statistikat flasin për një dashni të madhe ndaj konceptit të tij politik.

“Në vitin 2017 subjekti i parë LVV në Mitrovicë me 10.346 vota ose kthyer në përqindje 36,58%. Ndërsa në vitin 2019 rikonfirmohet fuqishem fitorja e LVV-së me mbi 11.000 mijë vota, dhe gjëja më e çmuar është se votuesi e zgjodhi z. Kurti para z. Vjosa Osmani e z. Kadri Veseli të cilët me prejardhje vijnë pikërisht nga qyteti i Mitrovicës, dmth të vlerësoj Mitrovica përmbi bijët e bijat e veta, kjo është madhështore. Mos të flitet për 14 shkurt 2021 kur marshuam me 22.000 mije vota duke i ngritur në piedestal Mitrovicasit z. Vjosa Osmani, z. Armend Mujën e z. Faton Peci, me shpresën se kontributi i tyre do lidhet ngusht me nevojat esenciale të qytetit më të varfër në nivel vendi, kjo përkrahje erdhi si rezultat i rreshtimit të tyre nën ombrellen e LVV-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I nderuar z. Kurti,

Të nderuar qytetar,

Po shkruaj për të paguar një borxh moral ndaj familjes sime fillimisht, vetës sime, qytetarëve të Mitrovicës të cilët jo rrallëherë i kam bezdisur me aktivizem të theksuar, paraqitjet publike, ftesa për protesta, shkrimet e publikime në rrjete sociale, duke e menduar të mirë kolektive e nga tiparet fisnike të karakterit tim ndodh që kam ofenduar padashje ndonjë qytetar të mirë por me diversitet mendimesh, andaj është njerëzore të vijë në pikën e kërkim-faljes.

Në politik duhet patur kujdes sepse: “Kufiri mes të qenurit i dobishem me të qenurit i përdorur, nganjëherë është i padukshëm”. Jo pak njerëz e kanë të zhvilluar dinakërin, të përdorin si shkall për të arritur diku lartë dhe pastaj zhduken si era.

Unë dashni të verbër ndaj z.Albin Kurtit kurrë s’kam pasur, dashuri të verbër kam ndaj Zotit, Atdheut, Nënës e Babës, ndërsa përkrahjen e kontributin ndaj Albin Kurtit e kam pasur përhere të bazuar në argument, nëse qalon argumenti edhe kritika ime merr hov.

Prandaj sot thënë më së buti përmes këtij shkrimi, shpreh mosdëgjueshmëri qytetare, revoltën qytetare ndaj një procesi për të cilin mendoj se Kryetari z.Albin Kurti i ka jep epilogun e gabuar. Fjale është për procesin e kandidaturës për Kryetar të Mitrovicës dhe në theks të veçant “neglizhenca e tij për të reformuar degë e Vetëvendosjes në Mitrovicë”, mendoj së është gabim dhe ofendim për qytetarin Mitrovicas ky servim kaq jokualitativ për katër (4) vitet e ardhshme.

Jo rrallë here ndëgjoj opinone, biseda formale e diskutime mediale në këtë frymë:

“Albini ska njerëz në Mitrovicë ose Vetëvendosja ska kuadro në Mitrovicë”, faktikisht në degë e LVV-së në Mitrovicë kemi burra e gra shumë të përgaditur e vullnetmirë, kemi edhe doktorr shkence i cili asnjëherë nuk është ftuar as në takime konsultative e këshilluese për qështje të caktuara profesional që përkojn me ngritjen e tij akademike, kemi magjistër të shkencave të caktura që nuk ju është krijuar as hapësira më e vogël që të kontribojn madje as me këshilla, këto janë vetëm disa dëshmi se nuk mungon kualiteti e vullneti, por është e mbyllur hermetikisht dega e VV-së në Mitrovicë për nivele akademike, aty afirmohen e ngritet nepër pozita servilat e një kllike të caktuar, ajo zyre është e privatizuar.

Kur them ka gabuar Kryetari ynë z.Kurti, e konfirmoj nga burime të sigurta se ka qenë i informuar në detaje për çdo parregullësi, për keq-qeverisjen lokale e cila ka dalur nga binarët e konceptit Vetëvendosje deri tek informata tejet konfidenciale për amoralitet.

Shifrat janë reale dhe janë publike nga agjencioni i statistikave, manipulimet e konkurseve janë dënuar nga IP (inspektoriati i punës), gjykata themelore ka denuar “Drejtor” të afërt me pushtetin lokal për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, Prokuroria është duke hetuar zyrtarë komunal, pra janë gjitha parakushtet që të mos i besohet edhe një mandat kësaj garniture politike lokale.

Varfëria është në shkall ekstreme,

numri i familjeve që përfitojn nga skemat social është rekord, korrupsioni po lulëzon si asnjëherë më parë: tenderomania (biznesi me lejet e ndërtimeve), manipulimi i konkurseve të arsimit, degradimi i aseteve komunale në mënyrë që të privatizohen nga të afërmit e pushtetit etj etj, janë këto disa nga dukurit negative për të cilat ne i kemi shkruar email direkt Kryetarit Kurti.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi treguar mirëkuptim, sepse dinamizimi i ndryshimeve në politik kërkon kohë dhe vendime të matura por jo të pritet deri në pafundësi sepse nuk jemi “supermario” me pesë jeta, nuk tolerohet kjo gjendje e krijuar në Mitrovicë, barra e nënvlerësimit është e rëndë për aktivistin parimor. Ne kemi sakrifikuar nga jeta jonë duke heshtur ndër-vite në mënyrë që mos të dëmtohet kauza e Lëvizjes Vetëvendosje, kemi shpresuar verbërisht se do ndodhë reforma radikale.

Me vendimin që keni marrur, ju keni kufizuar fushë-veprimin e aktivistëve më të devotshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Mitrovica si qytet nuk e ka merituar një tretman të tillë, z.Albin Kurti madje i ka pasur borxh qytetit tanë, sepse statistikat flasin për një dashni të madhe ndaj konceptit të tij politik:

Në vitin 2017 subjekti i parë LVV në Mitrovicë me 10.346 vota ose kthyer në përqindje 36,58%. Ndërsa në vitin 2019 rikonfirmohet fuqishem fitorja e LVV-së me mbi 11.000 mijë vota, dhe gjëja më e çmuar është se votuesi e zgjodhi z. Kurti para z. Vjosa Osmani e z. Kadri Veseli të cilët me prejardhje vijnë pikërisht nga qyteti i Mitrovicës, dmth të vlerësoj Mitrovica përmbi bijët e bijat e veta, kjo është madhështore. Mos të flitet për 14 shkurt 2021 kur marshuam me 22.000 mije vota duke i ngritur në piedestal Mitrovicasit z. Vjosa Osmani, z. Armend Mujën e z. Faton Peci, me shpresën se kontributi i tyre do lidhet ngusht me nevojat esenciale të qytetit më të varfër në nivel vendi, kjo përkrahje erdhi si rezultat i rreshtimit të tyre nën ombrellen e LVV-së.

Por as kjo nuk mjaftoj që z. Kurti të shtrijë dorën e reformës në qytetin e Mitrovicës, në ditën në të cilën aderoj z. Armend Muja në Lëvizjen Vetëvendosje, Kryetari Kurti ndër të tjera postoj një status mirëseardhje me këto fjalë: “Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje”. Këtij zotimi të Kurtit i është përgjigjur qytetari me 22.000 mijë vota por reformimet e kërkuara nuk u realizuan, zëri ynë mbeti prapë jetim.

Nëse si arsyetim do ta përdorni atë karten se “Ne kemi lejuar të kultivohet fryma e demokracisë së brendshme, dhe kjo është forma e duhur e vendimarrjes ”, ju rikujtoj se demokraci të brendshme nuk kishim në 2017 kur kandidoj z. Fehmi Ferati për Kryetar komune i cili nuk ishte as antar i LVV-së ndërsa sipas statutit të LVV-së duhet të ishte së paku një (1) vitë antarë, por as rregullat e demokracisë nuk vlenin kur ai sabotohet nga brenda në ato zgjedhje lokale. Madje as te zgjedhja e Kryetarit të Degës në vitin 2016 nuk ishte kultivuar demokracia e brendshme dhe procesi ishte imponuar nga lartë, këto raste tregojn se nuk jemi të pjekur politikisht si degë për vendosur drejt dhe na është dashur një këshillim imponues, delegatët e LVV-së në Mitrovicë në masë të madhe janë shantazhuar për votën e tyre, dhe kemi pasur një proces të manipuluar tërësisht, gjë për të cilen jeni të mirëinformuar ju Prishtina zyrtare.

Për ta dëshmuar se nuk kemi vetëm fjalë, dogma, kritika teorike, ne i kishim përvjelur mangët dhe ishim të gatshëm të marrim përgjegjësi politike në dobi të qytetit të Mitrovicës, ju konfirmoj se e kishit alternativen e fuqishme brenda LVV-së në Mitrovicë. Do ti publikoj nëse është e nevojshme si dëshmi, të gjitha projekt-dokumentet të cilat pretendoja ti realizoja si akter politik brenda institucioneve lokale, por për shkak të rrethanave të krijuara brenda LVV-së po mbeten të parealizushme.

Fillimisht kam punuar dhe kam evidentuar njëzetë e pesë (25) nevojat esenciale të lagjes Ilirida (ish-Tavnik), duke u bazuar në syrin vrojtues e analizat emprike të kombinuara me përvojen personale, kam hartuar 100 pika të realizueshme edhe financiarisht me titullin

“Oferta e qeverisjes lokale (2021-2025) bazuar në draftin zhvillimor komunal (2020-2028) në formatin e planprogramit lokal, pastaj jam foksuar në Strategjin për fushatën zgjedhore, dhe një kontribut tjetër “Prioritetet e qytetarit të Mitrovicës”.

Një dokument tjetër me tridhjet (30) pikat e planit reformues për Degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, përmes së cilit do ta transformonim zyren tonë në një institucion vlerash.

Përfundimisht deklarohem se kurrë si kam takuar asnjë koncepti tjeter politik përveç Lëvizjes VETËVENDOSJE, dhe as që do ti takoj asnjëherë.

Kryetar Kurti, jam ushtar i juaji në çdo temë nacionale, dhe besoj fuqishëm se ju jeni pishtar i ëndërrave tona për shtet-ndërtim, të vlerësoj lartë si Shqiptar i mirë, por nuk pajtohem me miratim tuaj të heshtur për vazhdimin e keq-qeverisjes lokale në Mitrovicë. Nuk të qëndroj krah në vendimet e këqija dhe nuk e arsyeton presioni i momentit e as frika e një përqarje të mundshme këtë vendim të dëmshëm, prandaj keni krijuar hendek me një aktivist të zellshëm dhe parimor.

Faleminderit Kryetar Kurti,

Aktivisti: Ramadan Beshiri – Doni,

Mitrovicë, Tavnik.

Reklama