Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-drejtorit të burgut të Prishtinës dhe dy gardianëve serbë

    14/05/2024 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre të pandehurve të nacionalitetit serb.

    Sipas njoftimit, njëri nga të pandehurit me iniciale L.C, në cilësi të drejtorit të burgut të Qarkut në Prishtinë, gjatë kohës së luftës në vitin 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, bashkë me zyrtarë të tjerë ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

    Për të njëjtën vepër akuzohen edhe të pandehurit P.B., dhe M.I., të cilët gjatë kohës së luftës, në cilësi të gardianëve të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, kanë kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

    “Ndërkaq, të pandehurit P.B dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Krime Lufte Kundër Popullatës Civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, e inkriminuar tani sipas nenit 144, 145, 146 dhe 147 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Prokuroria zbulon detaje për operacionin “Patenta”: Për disa muaj pati hetim të fshehtë

    Lirohet Faton Peci pas intervistimit, e konfirmon Prokuroria Speciale

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.