sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Aktakuzë ndaj asamblistit të Listës Serbe, nuk i deklaroi 13 toka që i ka në pronësi

    09/07/2021 13:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj asamblistit të Listës Serbe (LS) në Komunën e Ranillugut, Nebojsha Gjorgjeviq, duke e akuzuar atë për mos deklarim të pasurisë.

    Aktakuza në fjalë është ngritur më 18 maj 2021, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, ku pretendohet se i akuzuari nuk i ka deklaruar pronat e tij përkatëse dhe atë, 12 toka bujqësore dhe një tokë pyjore-mal, në sipërfaqe të përgjithshme prej 9,798 m2, pasuri kjo e regjistruar në Zonën Kadastrale në Ranillug.

    Kjo aktakuzë është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, për të cilin rast ende nuk është caktuar shqyrtimi fillestar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, më 18 maj 2021, ka ngritur aktakuë ndaj Nebojsha Gjorgjeviqit, duke e ngarkuar atë me veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK.)

    Sipas aktakuzës, më 1 prill 2020, në kohë të papërcaktuar në Ranillug, i akuzuari Gjorgjeviq në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, Këshilltar i Asamblesë Komunale në Ranillug, duke qenë i detyruar me ligj të bëjë deklarimin e pasurisë për vitin 2019, dhe atë brenda periudhës kohore prej 1 deri më 31 mars 2020, por edhe me afatin e shtyer nga Qeveria e Kosovës për shkak të pandemisë Covid-19, i njëjti nuk e ka deklaruar saktë pasurinë që posedon.

    Sipas prokurorisë, i akuzuari në formualin për deklarim të pasurisë të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) më 1 prill 2020, nuk i ka deklaruar pronat e tij dhe atë, 12 toka bujqësore dhe një tokë pyjore-mal, në sipërfaqe të përgjithshme prej 9,798 m2, pasuri kjo e regjistruar në Zonën Kadastrale në Ranillug, gjendje kjo që është vërtetuar me cetifikatën mbi pronën e lëshuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Theren me thikë dy persona në Gjilan

    Vdes në një aksident profesori universitar, Zeqir Shaqiri

    Arrestohen dy të dyshuar në Gjilan, në nëntor të 2021-tës kishin grabitur para nga makina e një banke

    Të Fundit

    Vlera e koeficientit, Kurti: Nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht

    Atdheu sëmuret, bëhet për mjek gjatë qëndrimit në BBVK

    Komuna e Malishevës del me njoftim për vlerësimin e komisionit komunal

    Komuna e Vitisë publikon emrin e fituesit të pozitës Laborant pranë QKMF-së

    Basha: Opozita e pakënaqur me koeficientin, kërkojnë nga ne t’ua plotësojmë dëshirat

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.