Është duke vazhduar operacioni “Pika” ndaj zyrtarëve policorë për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjakovë e Prizren.
Inspektorati Policor ka njoftuar se nga ky aksion pritet të arrestohen dhjetëra zyrtarë të dyshuar në këtë rast, kryesisht zyrtarë policorë kufitarë dhe disa zyrtarë doganorë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga stacioni policor në Gjakovë të realizuara nga ekipi i Klan Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.