Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, cak i bastisjes së policies raportohet të ketë qenë edhe Spitali Rajonal i kësaj pjese të vendit, shkruan Gazeta Demos.
Në një dokument të publikuar nga mediat serbe atje, shihet se nga bastisja në këtë spital nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Kujtojmë se Policia e Kosovës që herët në mëngjesin e sotëm ka njoftuar se në 5 lokacione në Mitrovicë të Veriut, janë duke u realizuar bastisje që kanë të bëjnë me sulmin terrorist të së dieles në Banjsko të Zveçanit, ku u vra një dhe u plagosën dy policë dhe se ky operacion është duke u bërë në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in./GazetaDemos/