Njësitet e Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar që nga orët e hershme të mëngjesit kanë kryer kontrolle në disa lokacione në veri dhe në jug të Mitrovicës e që tani ka përfunduar, shkruan Gazeta Demos.
Sipas konfirmimit të policisë për Gazetën Demos, ky aksion u bë për arsye të luftimit e kontrabandimit me armë dhe municion.
Gazeta Demos nga burimet e saja mëson se gjatë këtij aksioni në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një polic i nacionalitetit serb të gjeneratave të fundit të Policisë së Kosovës.
Kjo informatë nuk është konfirmuar akoma nga policia.