Një operacion i quajtur “Kalaja” është zhvilluar sot nga njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovë bashkë me Prokurorinë Themelore të Pejës.
Në këtë aksion janë konfiskuar rreth 100 kg drogë.
Prokurori Ersan Qavolli ka thënë se aksioni është kryer në Raushiq të Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar në një qendër tregtare.
“Arrestimi i të pandehurit është bërë në Qendër Tregtare, por aksioni është kryer në Raushiq të Pejë s.Aty janë sekuestruar 100 kilogramë narkotik e llojit marihuanë dhe janë kontrolluar një fermë e pulave, një shtëpi dhe një plantacion. Gjithashtu edhe një shtëpi në Barilevë ku janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar edhe katër vetura”, ka thënë Qavolli.
Ai ka njoftuar se nesër do të parashtrohet edhe kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarve.