Lajme

Aksioni kundër fajdes në Prizren, konfiskohen 5 mijë euro 

37 vjeçari Akcan Haskuka, është arrestuar në flagrancë në aksionin policor që u zhvillua sot në Prizren.

Ai dyshohet për dy vepra penale “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lidhur me rastin është deklaruar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Kryeziu tha se në këtë operacion policor janë konfiskuar 5 mijë euro.

“Mund t’ju konfirmoj se kemi arrestuar një person për dy vepra penale “fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe kemi sekuestruar 5 mijë euro të holla, të cilat janë përdorur gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore, gjithashtu janë sekuestruar edhe prova tjera materiale relevante për rastin”, tha ai për Klankosova.tv.

Back to top button