Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Aksioni i Policisë në Veri, Krasniqi konfirmon mbylljen e pesë komunave paralele

    30/08/2024 17:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar për mbylljen e pesë komunave paralele serbe, shkruan GazetaDemos.

    Krasniqi ka listuar komunat në fjalë si më poshtë:

    1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës

    2. Komuna paralele e Mitrovicës

    3. Komuna paralele e Zveçanit

    4. Komuna paralele e Zubin Potokut

    5. Komuna paralele e Leposaviqit.

    “Institucionet e Republikës së Kosovës oftojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

    Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: 

    1. Qarku i Mitrovicës së Kosovës

    2. Komuna paralele e Mitrovicës

    3. Komuna paralele e Zveçanit

    4. Komuna paralele e Zubin Potokut

    5. Komuna paralele e Leposaviqit.

    Këto 5 sot i bashkohen 7 komunave të tjera paralele të cilat u mbyllën në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash.

    Institucionet e Republikës së Kosovës oftojnë shërbime për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ato janë adresa e duhur për të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetarëve tanë. Mbesim të përkushtuar për sa më shumë shërbime me cilësi sa më të lartë. 

    Qytetarët pa asnjë dallim, kanë adresë të saktë ku mund t’i marrin shërbimet komunale dhe strukturat paralele e kanë të qartë se nuk mund të operojnë jashtë kornizës ligjore të Republikës së Kosovës.

    Nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës sonë.

    Artikuj të ngjashëm

    IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë

    Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë”

    Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.