Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Aksioni i policisë në Banjskë në dokumentin e Veselit, mbrojtja e shfrytëzoi për të kërkuar lirim të përkohshëm

    03/05/2025 19:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy ditë pas seancës së fundit të rregullt në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, ekipet mbrojtëse të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dorëzuan kërkesat për lirim të përkohshëm.

    Veseli ka pranuar ndër të tjera, të mos ketë kontakt me asgjë nga bota e jashtme, përveç familjarëve të ngushtë. Propozon sef për t’i ruajtur telefonat.

    “Me përmbylljen e paraqitjes direkt të provave nga rasti i Prokurorisë, Mbrojtja parashtron që rrethanat aktuale kërkojnë lirim të përkohshëm. Z. Veseli është i gatshëm t’u përmbahet çfarëdo kushte të vendosura nga Trupi Gjykues, përfshirë kushtet për t’ju nënshtruar arrestit shtëpiak, pa kontaktuar asnjë person përveç familjes dhe ekipit ligjor, pa qasje në telefona apo pajisje tjera të lidhura në internet, dhe ashtu që të gjitha pajisjet që u përkasin anëtarëve tjerë të shtëpisë të mbahen në dollapë me çelësa jashtë shtëpisë, e cila siç është thënë më poshtë mund të implementohet plotësisht nga Policia e Kosovës.”

    Rodney Dixon, kryembrojtës i Veselit, ia rikujtoi Smithit një konstatim të Nicholas Guillou në raport me aftësitë e Policisë së Kosovës, raporton Klan Kosova

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka rikonfirmuar vendimin e tij për vazhdimin e paraburgimit të Z. Veseli. Vendimi i tij u bazua në dy faktorë. (1) se oficerët e qendrës së paraburgimit të Dhomave të Specializuara kanë “kualifikim të lartë” [E REDAKTUAR], dhe trajnohen në aplikimin e regjimit të vizitave dhe komunikimeve në Qendrën e Paraburgimit të DhSK; dhe (2) informacioni i [E REDAKTUAR] sipas tij nuk ka qenë i mjaftueshëm për eliminimin e mundësisë që Z. Veseli të përcjellë mesazhe tek anëtarët e tij të familjes [E REDAKTUAR], ose që të përdorë mesazhe të koduara gjatë bisedave të monitoruara.

    Për ta qartësuar këtë, Avokatët e kanë kontaktuar drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, më 17 mars 2025 dhe kanë pranuar përgjigje më 28 mars. Hoxha i ka listuar një numër trajnimesh që do t’i shërbenin zyrtarëve për t’i ruajtur siç urdhëron Specialja, treshen e UÇK-së.

    “Meqë gjyqtari i procedurës paraprake paraprakisht i kishte dhënë peshë trajnimeve të specializuara të oficerëve të Qendrës së Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, Mbrojtja i kërkoi, e Policia e Kosovës tanimë ka ofruar informacione të detajuara për kompetencën që të zbatojnë efektivisht çfarëdo kushti që Trupi Gjykues dëshiron të urdhërojë në lidhje me lirimin e përkohshëm të Z. Veseli. Të gjitha informacionet mbi trajnimet janë përshkruar në plotëni në “Aneks”. Sidoqoftë, Mbrojtja e sheh shumë domethënëse që trajnimet e kryera nga oficerët (e Policisë së Kosovës) të cilët do të ishin përgjegjës për arrestin shtëpiak, përfshijnë: trajnime në [E REDAKTUAR]; monitorim elektronik; dhe telekomunikime dhe [E REDAKTUAR].”

    Për t’ia dëshmuar Smithit aftësinë e Policisë së Republikës, Mbrojtja e Veselit e citon suksesin e garantuesve të sigurisë në rastin “Banjska”, aktin e agresionit dhe sulmin më të madh ndaj Kosovës që nga pas lufta.

    “Raporti më i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën, tregon se si Policia e Kosovës vazhdon të zhvillohet në gjithë kapacitetet, profesionalizmin dhe efikasitetin: Reagimi në sulmin e Shtatorit 2023 në Banjskë ka shfaqur nivelin e lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovës….” – thuhet ndër të tjera.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, nuk e konsideron Policinë e Kosovës të aftë mjaftueshëm për t’i monitoruar Veselin, Krasniqin dhe Selimin, edhe për faktin se kjo Prokurori nuk mund t’i ndajë informacionet konfidenciale lidhur me dëshmitarët e mbrojtur, prandaj në rast se ndonjëri nga të akuzuarit flet për provat apo dëshmitarët e mbrojtur, që cilësohet si gjuhë e koduar, Policia nuk do të ishte në gjendje ta kuptonte dhe ndalonte këtë.

    Artikuj të ngjashëm

    Avokati i Veselit: Nuk i takon trupit gjykues që ta sfidojë besueshmërinë e dëshmitarit Halil Çadraku

    Pamje emocionuese e ditëve të para të lirisë kur Kadri Veseli çmallej më fëmijët

    Edhe dy muaj tjerë paraburgim për Thaçin dhe Veselin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.