Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Aksion policor në Prizren, një person arrestohet për armëmbajtje pa leje

    22/06/2025 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mbrëmjen e kaluar, më 21 qershor, Policia e Kosovës zhvilloi një operacion të gjerë në qytetin e Prizrenit, në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror 2025”.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Ky plan ka për qëllim forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dukurive të kundërligjshme gjatë muajve të verës.

    Operacioni u realizua nga Stacioni Policor në Prizren, në bashkëpunim me Njësitin Kundër Trafikimit me Narkotikë dhe Njësitë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga Prishtina, Gjakova dhe Ferizaji, si dhe nën koordinimin e ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

    Gjatë kontrolleve të befasishme në disa lagje të qytetit, në lokale dhe automjete të ndryshme, është identifikuar një person që mbante me vete një thikë brezi. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.”

    Policia e Kosovës bën të ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, në veçanti gjatë sezonit veror

    Artikuj të ngjashëm

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Prishtinë

    Përfundon drama në “Muharrem Fejza”

    Të Fundit

    Aksion policor në Prizren, një person arrestohet për armëmbajtje pa leje

    Trump: Sulmi ishte brilant, ia hoqëm Iranit bombën nga duart

    E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Pezeshkian thotë se SHBA-të duhet të marrin përgjigje për agresionin e tyre

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.