Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, në asistim të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Eprori i cili u prangos në këtë operacion është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Ai dyshohet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme te shërbimet sekrete të shtetit serb.
Arrestimin e policit e konfirmoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Aksion mjaft i rëndësishëm”, tha Sveçla.
“Po është e vërtetë. Du të përgëzoj AKI-në, IPK-në dhe Prokurorin në këtë aksion të jashtëzakonshëm. Më shumë detaje nuk mund të jap, por sinqerisht po ju them që rrit themelimin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Sveçla para gazetarëve.