Një aksident trafiku ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Joshanicë të Leposaviqit.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Joshanice, Leposaviq / 05.06.2024 – 15:15. Dy vetura të cilat i drejtonin dy ngasësit meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga ngasësit e veturave dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.