Këngëtari nga prizreni, Ensar Elshani i njohur me nofkën “Fuego” është aksidentuar në Prizren para pak minutash, shkruan GazetaDemos.
Lexues të GazetësDemos kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë treguar se “Fuego” ka qenë duke vozitur me motoçikletë në momentin e aksidentit me një veturë.
Në vendngjarje kanë dalur edhe njësitet policore si dhe ekipa e emergjencës të cilët e kanë transportuar për në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.