Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pësuar një aksident, shkruan GazetaDemos.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
Xhemajli tha për Demos se ka pësuar një lëndim në krahun e djathtë, ndërkaq po trajtohet në QKUK.
“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha ai.