Magazina

Aksidenti u mori jetën, prindërit e Arbnorës e Antianës marrin diplomat e vajzave

Një moment prekës dhe plot emocione u zhvillua ditën e sotme në ceremoninë e diplomimit të 150 studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Mes duartrokitjeve dhe gëzimit të familjeve për sukseset e të rinjve, skena më e ndjeshme ishte ajo kur prindërit e Arbnora Bashës dhe Antiana Thaqit u ngjitën në skenë për të marrë diplomat e vajzave të tyre.

Të dyja vajzat humbën jetën tragjikisht në mars të këtij viti, në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi në lokacionin Domorovc-Hodonovc, në Ranillug.

Në vend të tyre, prindërit u përballën me një dhimbje të papërshkrueshme, duke marrë në duar arritjen e fundit të vajzave – diplomën universitare, të cilën ato nuk patën mundësi ta festonin vetë.

Ceremonia u shënua si një kombinim i gëzimit dhe trishtimit, duke rikujtuar se jeta ndonjëherë di të jetë e padrejtë, por kujtimi i Arbnorës dhe Antianës mbetet i gjallë përmes punës dhe sakrificës së tyre studentore. 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button