Katër persona kanë vdekur pas një aksidenti në fshatin Koshare, në Ferizaj.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në dalje të fshatit Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Veç kësaj, Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë ekipe të Emergjencave.
Po ashtu, Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.
Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera rreth këtij rasti.
Në rrjetin social Facebook janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes: