Ambasada e Kosovës në Romë ka bërë të ditur se nuk ka viktima nga Kosova në mesin e të vdekurve në aksidentin tragjik në Venecia të Italisë.
Nga Ambasada e Kosovës në Itali ka thënë në mesin e 21 viktimave për momentin nuk rezultojnë të përfshirë shtetas të Kosovës.
“Lidhur me kërkesën tuaj, ju informojmë se, në mesin e 21 viktimave për momentin nuk rezultojnë të përfshirë shtetas të Kosovës por turistë të huaj si gjermanë, ukrainas austriakë, etj”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.
Italia është zhytur në zi pas tragjedisë në Venecia, ku humbën jetën 21 persona, pasi autobusi ra nga një mbikalim dhe shpërtheu në flakë.
Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku drejtuesi i autobusi humbi kontrollin, për arsye ende të panjohura.
Krahas 21 viktimave, 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rendë.