Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të katër të rinjve në Ferizaj.
Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave duke u shprehur se ky lajm është jashtëzakonisht i dhimbshëm.
“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi.