Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave me tabela të huaja në fshatin Gllarevë të Klinës, për të cilin pak me parë raportuan mediat.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka treguar se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Pesë persona janë lënduar. Njëri nga të lënduarit ka kërkuar ndihmë në emergjencë të spitalit të Pejës, ndërsa të tjerët në në qendër të mjekësisë familjare. Të gjithë pas ndihmës mjekësore janë liruar ”, tha Gashi.
Ai tha se hetuesit kanë dalë në vend të ngjarjes për t’i vlerësuar rrethanat e aksidentit.
Policia po merret me rastin