Një akisident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Baballoq të Deçanit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Njëri nga të lënduarit është dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa tjetri për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.
Policia gjithashtu ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.
“Fsh. Baballoq, Deçan 14.04.2025-18:38. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një veture me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, dy drejtuesit dhe një pasagjere femër kosovare kanë pësuar lëndime trupore, dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. I lënduari tjetër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje dhe trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë